Kurti numëron të arriturat e qeverisë, thotë se Kosova po qëndron krahas shteteve evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”, ku deklaroi se vendi ynë qëndron krahas shteteve evropiane sa i përket përpilimit e zbatimit të strategjive që synim kanë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Ai shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një përqind sa ishte, në 11 përqind nga qeveria e tij.

“Gjatë gjysmës së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshëm. Përmes tyre synojmë të adresojmë sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithëpërfshirje. Koncepti qëndrueshmëri është në qendër të pothuajse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë”.

“Gjatë gjysmës së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë, do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmasim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi, energji e shërbime të tjera”.

“Trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një përqind sa ishte kur filluam mandatin, në 11 për qind. Ne jemi të përkushtuar që të avancojmë tutje dhe synimi ynë është që pesë vjetët e ardhshëm të kemi shtatë kryeqendra me impiante. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomás Szunyog, deklaroi se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën që të ketë një të ardhme të qëndrueshme.

“Ne jetojmë në një kohë ku toka po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Si për shembull dëmtimi i ujërave dhe ajrit dhe në këtë duhet të punojmë shumë. Dihet të punojmë së bashku që t’i minimizojmë aktivitetet e njeriut. BE ka njohur rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe ka vendosur qëllime ambicioze”.

“Ne kemi afruar edhe asistencë teknike që të kemi zhvillim të gjelbër, që të kemi një të ardhme të qëndrueshme. Mund të them se jemi aktivisht të aktivizuar që të promovojmë energji të ripërtërishme. Dëshirojmë që të ngremë Ballkanin Perëndimor në këtë pozitë dhe politika në të cilat gjendet BE. Së bashku mund të bëjmë një Ballkan më të pasur dhe më të mirë për gjenerata e reja”, tha ai.

Jörn Rode, ambasadori gjerman në Kosovë, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në këtë drejtim, e që sipas tij, Kosova është duke iu afruar sa më shumë standardeve të Evropës.

“Partneriteti i Gjermanisë dhe Kosovës ka për qëllim trazicionin e neutralitetin e energjisë deri në vitin 2050. Plani nacional i energjisë dhe i klimës është duke u hartuar me shpejtësi, mendoj që jeni ambicioz për këtë dhe ju përgëzoj. Qeveria ka punuar më mënyrë shumë konkrete por edhe sektori privat ka një rol sa i përket energjisë”.

“Mendoj se Kosova po i afrohet sa më shumë standardeve të Evropës. Duhet që së bashku të jemi të përkushtuar, bashkëpunimi ynë do të jetë gjithmonë në çdo projekt që përfshin për ta mbajtur ujin e klimën e Kosovës të pastër”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi, tha se Qeveria e Kosovës është duke e ndjekur rrugën e gjelbër.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbra. Prej perspektivës së shoqërisë civile gjithmonë ne kërkojmë më shumë”, përfundoi ai.

Go to TOP