Filmi “Rrushe” me titra në shqip, reagon aktori Shkumbin Istrefi

Aktori Shkumbim Istrefi, që është pjesë e serialit kosovar “Rushe”, ka reguar për transmetimin e projektit në televizionin e Shqipërisë, Top Channel.

Mediumi në fjalë për këtë çështje dje në rrjete sociale është përqeshur dhe kritikuar pasi kishin vendosur titrat shqip.

Istrefi, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial dramë/krim/aksion.

“Seriali “Rrushe” ka filluar të shfaqet në Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat në gjuhën shqipe (afërsisht standardi). Po lexoj reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje”.

“Unë mendoj që është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore. 1. Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë. 2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton”.

“Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe më “besueshme” për shikuesin”, ka shkruar Istrefi.

Go to TOP