Kurti në Nju Jork nderon viktimat e 11 shtatorit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi memorialin e 11 shtatorit në Nju Jork, duke nderuar viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001.
Në këtë vizitë, Kurti u shpreh se përkujtimi i 11 shtatorit mbetet një përvojë e dhimbshme.
Ai platformën X, theksoi se memoriali nderon jo vetëm trimërinë e treguar nga njerëzit që shpëtuan njëri-tjetrin, por gjithashtu humbjen e jashtëzakonshme të gati 3,000 jetëve dhe dhjetëra mijëra njerëzve që vazhdojnë të vuajnë pasojat e ngjarjeve.
Kurti vuri në dukje se memoriali simbolizon qëndresën, unitetin dhe shpirtin e Nju Jorkut dhe të Shteteve të Bashkuara, duke përkujtuar rëndësinë e kujtesës dhe solidaritetit në përballimin e tragjedive. /Kosova.info/
Commemorating 9/11 is always a sorrowful experience. Visiting the memorial today was particularly moving. It is difficult to comprehend that a city so fast-paced and vibrant was struck by such devastation. This memorial honors not only the unspeakable acts of bravery shown by… pic.twitter.com/cMI65efM2c
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2025
