Kurti në Austri, viziton Akademinë e Shkencave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në një vizitë në Austri.

Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.​
Shefi i Qeverisë vizitën e nisi në Akademinë Austriake të Shkencave.
Ai u mirëprit nga Kryetari i Divizionit të Shkencave Humane dhe Sociale, Prof. Oliver Schmitt dhe dy hulumtuesit në njësinë e Studimeve Ballkanike, Dr. Joachim Marzinger dhe Dr. Robert Pichler.

“Gjatë bisedës u fol për punën e Akademisë në përgjithësi dhe për njësinë e Studimeve Ballkanike në veçanti. Në kuadër të këtij takimi, kryeministri Kurti gjithashtu vizitoi departamentin e Albanologjisë ku iu prezantuan botime origjinale të rralla të periudhës së Rilindjes. Akademia Austriake e Shkencave u themelua në vitin 1847. E përbërë nga 25 institute kërkimore në fushën e artit, shkenca humane dhe sociale dhe shkencave natyrore, ajo është institucioni austriak kryesor jouniversitar për hulumtime bazë”, njofton Qeveria e Kosovës.

Go to TOP