Kurti mirëpret Ermonela Jahon: Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mirëpritur në Prishtinë sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, pak para koncertit të saj gala në kryeqytet.
Me këtë rast, Kurti theksoi rëndësinë e këtij eventi si një hap i madh përpara për Institucionin e Operës në Kosovë, i themeluar në vitin 2022.
“Kosova është edhe vend i operës. Sepse zëri këtu gjithmonë ka gjetur shtëpi bujare që dëgjon,” u shpreh Kurti, duke përmendur rrugëtimin historik të operës në vend që nga kompozimi i parë i Rauf Dhomi “Goca e Kaçanikut”, e deri te koncerti i sotëm gala.
Ai e cilësoi pjesëmarrjen e Ermonela Jahos si një mbështetje të çmuar për këtë proces ndërtimi kulturor dhe artistik, duke falënderuar sopranon për përulësinë dhe dashurinë me të cilat i quan Kosovën dhe Shqipërinë shtëpitë e saj.
“Kosova nuk po e pret operën. Kosova po e ndërton atë,” përfundoi Kurti. /Kosova.info/
