Kurti mirëpret deputetin britanik Alex Sobel: Diskutohet bashkëpunimi Kosovë–MB dhe vizita e David Lammy

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel. 

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm. Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji. 

Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme. Ai e falënderoi z. Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës. 

Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga deputetja e zgjedhur e Kuvendit, Fitore Pacolli. /Kosova.info/


Go to TOP