Kurti: Kosova në rrugën e duhur, kjo u konfirmua me suksesin në KE dhe liberalizimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për dy vendimet e fundit pozitive që kanë ardhur për vendin nga BE-ja, e që janë vendimi për liberalizimin e vizave dhe nisja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti tha se këto vendime konfirmuan se Kosova është në rrugën e duhur.
“Këto dy vendime të rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë se Kosova i përket Evropës si union, si vlerë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
