Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” 59-vjeçari i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia ka njoftuar se 59-vjeçari i arrestuar me inicialet M.M. ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

“Personi në fjalë është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, zyrtarët policorë të stacionit të Lipjanit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP