Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore.

Në lidhje me rastin, Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet.

“Prishtinë 25.04.2023 – 12:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Go to TOP