Kurti flet me Cleverly: Situata në veri e qetë sepse s’ka sulme të urdhëruara nga Beogradi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Kurti e Cleverly folën për zhvillimet në vend, me theks tek katër komunat në veri, ku bëhet e ditur se Kurti tha se situata atje është e qetë, sepse sipas tij, s’ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi.

“Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë”.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti foli edhe për dialogun dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër.

“Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi”, thuhet në njoftimin e qeverisë

Go to TOP