Kurti falënderon futbollisten Kosovare Asllani për promovimin që po i bën Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim futbollisten me famë botërore nga Kosova, Kosovare Asllani.

Ai e falënderoi Asllanin dhe familjen e saj për promovimin që po i bën Kosovës përmes rezultateve të jashtëzakonshme në futboll.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministren, Daulina Osmani, u vlerësua karriera e bujshme e Kosovares në pozitën e sulmueses, ku përveç që përfaqëson kombëtaren e Suedisë, ka luajtur edhe në ekipe të nivelit më të lartë profesional të futbollit, si në Paris Saint-Germain, Manchester City, Real Madrid.

Futbollistja Asllani në këtë takim ishte e shoqëruar nga babai i saj, Naser Asllani.

Go to TOP