Kujtim Çoçaj me numrin 52 synon Asamblenë Komunale: “Për Prishtinën përtej”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Kujtim Çoçaj garon për Asamblenë Komunale të Prishtinës me numrin 52 në listën e LDK-së, shkruan Kosova.info.


Ky hap i ri në jetën e tij publike vjen si shprehje e përkushtimit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit.

“Vendimi për të kandiduar nuk është marrë lehtë. Dua të jem zëri i lagjes sime, i qytetit tim dhe i çdo prishtinasi, pa dallim. Synoj të ofroj përvojën time institucionale në zgjidhje konkrete për sfidat që ka Prishtina sot.”

“Më 12 tetor, ju ftoj me zemër të më përkrahni dhe të votoni për numrin 52 – Kujtim Çoçaj, për një Prishtinë përtej!

Kujtimi synon një Prishtinë më të mirë, më të jetueshme dhe më dinjitoze për të gjithë, ku fjala, puna dhe ndershmëria janë themeli i zhvillimit./Kosova.info/


Go to TOP