Kuçi prezanton platformën “Për një të ardhme që e ndërtojmë së bashku”

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka prezantuar platformën e tij zgjedhore duke theksuar angazhimin për një të ardhme të përbashkët me qytetarët.

Kuçi ka bërë të ditur se pesë vitet e fundit kanë qenë të mbushura me punë, hulumtime dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, me qëllim të kuptimit të sfidave reale me të cilat ata përballen çdo ditë.

Sipas tij, në bashkëpunim me profesionistë nga fusha të ndryshme, janë identifikuar zgjidhje konkrete që tashmë janë përmbledhur në një platformë të hapur për publikun. Ai theksoi se këto nuk janë vetëm prioritete, por çështje për të cilat do të angazhohet në Kuvend, në përputhje me programin dhe vlerat e LDK-së.

Kuçi ka ftuar qytetarët që të njihen më nga afër me vizionin e tij përmes platformës online, duke e cilësuar këtë si një hap drejt transparencës dhe bashkëpunimit me votuesit. /Kosova.info/

Go to TOP