Kthehet nga mërgimi, e gjen shtëpinë të zbraztë

Një qytetar ka lajmëruar policinë e Kosovës se atij i janë vjedhur pothuajse të gjitha gjerat e shtëpisë, gjatë kohës sa ai ishte jashtë vendit. Sipas pronarit të shtëpisë, atij në rajonin Graçanicës përveç mobileve i janë vjedhur edhe aparatet elektrike dhe inventari.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se me 31.05.2024 pasi që kishte ardhur nga shtetet e jashtme në shtëpi, kishte vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë në pronën –shtëpinë e tij dhe sipas tij i kanë vjedhur mobile, aparate elektrike, inventar”, njofton policia.

Njësitë policore iu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas njoftimit, kanë bërë ekzaminimin e vendit. Rasti është nën hetime. /Kosova.info/

Go to TOP