Kryeziu: Zgjedhjet janë mekanizëm demokratik për zgjidhje, jo për përsëritje pafund të një ngërçi politik

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se Kosova pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti 3 ka hyrë në një momentum të ri politik.

“Kosova pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti ka hyrë në një momentum të ri politik. Pyetja është e thjeshtë: pse askush nuk po don, nuk po guxon apo nuk po arrin të qeverisë me vendin? Nëse PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin dhe vullnetin për të marrë përgjegjësinë që u jep mundësia e numrave parlamentare, për të krijuar një qeverisje alternative pas refuzimit të Kurtit 3, atëherë pse duhet të shkojmë në zgjedhje?”

Sipas tij zgjedhjet janë mekanizëm demokratik për zgjidhje, jo për përsëritje pafund të një ngërçi politik.

“Zgjedhjet nuk janë lojë fëmijësh të tipit “edhe një herë” derisa të barazohemi ose të fitojmë. Ato janë mekanizëm demokratik për zgjidhje, jo për përsëritje pafund të një ngërçi politik.”

Go to TOP