Policia gjen drogë në formë të çokollatës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur një qese me drogë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit, Policia ka gjetur 29.49 gramë substancë narkotike në formë të çokollatës dhe një telefon mobil.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Go to TOP