Kryetari i Gjykatës Supreme: Të mos përulemi para shpifjeve ndaj punëtorëve të drejtësisë
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka bërë thirrje që punëtorët e sistemit të drejtësisë të mos përkulen përballë shpifjeve dhe fyerjeve.
“Nuk duhet të përulemi nga shpifjet dhe fyerjet që u bëhen punëtorëve të sistemit të drejtësisë,” tha Rexhepi gjatë fjalimit të tij në Konferencën Vjetore të Prokurorit të Shtetit.
Ai theksoi se puna e gjykatave është e ndërlidhur ngushtë me atë të Prokurorit të Shtetit dhe se bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve është i domosdoshëm për zbatimin efektiv të ligjit dhe garantimin e drejtësisë për qytetarët. /BetimipërDrejtësi/
