Kryetarët veriorë sot nisin punën në komuna

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sot do të nisin punën zyrtarisht në këto komuna.

Kujtojmë se të premtën pati tensione me shkuarjen e tyre nëpër objektet komunale, ku edhe u ngritën flamujt e Kosovës e u hoqën ata serbë.

Për situatën në veri kanë reaguar edhe bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë bërë thirrje të mos ketë provokime dhe çështjet të zgjidhen me dialog.

Po ashtu edhe dje Kosova është kritikuar nga Viola Cramon e cila vizitoi veriun.

Go to TOP