Ekskluzive: Vjosa Osmani drejt LDK-së, pritet kandidimi në zgjedhjet e 7 qershorit

Burime të afërta të Kosova.info bëjnë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka pranuar t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Sipas këtyre burimeve, Osmani pritet të kandidojë në listën zgjedhore të LDK-së së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e saj më të afërt. Ende nuk është përcaktuar pozicioni i saj në listë, ndërsa mbetet e hapur nëse do të jetë bartëse e saj apo do të renditet e dyta.

Zhvillimet vijnë në një moment kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar rikthime dhe riorganizim brenda partisë, me synimin për një bashkim më të gjerë të spektrit të djathtë politik.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një zhvillim i rëndësishëm në skenën politike, me ndikim të drejtpërdrejtë në balancat para zgjedhjeve të ardhshme./Kosova.info/

Go to TOP