Krasniqi: Zgjedhjet te ne janë të deformuara, me këtë sistem bëhen deputet edhe shumë analfabet
Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar sistemin zgjedhor që e aplikon Kosova.
Ai ka bërë me dije se mundësia që një qytetar t`i votojë deri në 10 kandidat është i gabueshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo metodë e votimit e deformon sistemin.
“Zgjedhjet te ne janë të deformuara edhe nëse nuk vidhen e nuk blihen vota. Fakti që një votues i ka dhjetë vota, zgjedhjet i bënë të deformuara. Pse? Sepse një milion votues i kemi 10 milionë vota. Ky nuk është votim normal. Një votues duhet ta ketë një votë. Me këtë sistem bëhen deputet edhe shumë analfabet politikë dhe janë deformuar e degraduar institucionet”, ka shkruar Krasniqi.
