Krasniqi: Vetëm VV ka shënuar rënie në votat nga diaspora, LDK me rritjen më të madhe

Rezultatet e votimit nga diaspora në zgjedhjet e fundit tregojnë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie të numrit të votave, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Eksperti i zgjedhjeve, Albert Krasniqi, ka bërë të ditur se VV ka marrë 28 vota më pak, ndërsa partitë e tjera kanë shënuar rritje të ndjeshme.

“Sipas rezultateve, LDK ka pasur rritjen më të madhe me 15,748 vota më shumë, PDK ka marrë 2,021 vota më shumë, ndërsa AAK-NISMA kanë shënuar rritje prej 746 votash,” ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se pritjet e Vetëvendosjes për të marrë më shumë përkrahje nga diaspora përmes votimit në misionet diplomatike nuk janë realizuar, duke reflektuar kështu një rënie të përkrahjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Këto rezultate vlerësohen si një sinjal i qartë për ndryshimin e preferencave të diasporës në këtë proces zgjedhor. /Kosova.info/


Go to TOP