Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Krasniqi ka theksuar se takimi ishte i hapur dhe miqësor me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë.

Po ashtu ai i ka uruar suksese Rudolphit në misionin e ri. /Kosova.info/


Go to TOP