Nënkryetarja e AAK’së në Prizren jep dorëheqje pasi kjo parti bëri koalicion me VV’në
Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje.
Hallaqi, me anë të një reagimi ka thënë se vendimi për koalicion nga ana e kryetarit të degës, Besnik Krasniqit, u bë pa pëlqimin dhe vullnetin e anëtarëve të tjerë të AAK’së në këtë komunë.
Pos tjerash, ajo ka thënë se qëndron prapa AAK’së që refuzon bashkëpunimin me VV’në.
