Krasniqi: PDK-ja kërkoi zgjidhje, LDK-ja e bllokoi procesin, ndërsa Vetëvendosja mbeti peng i vijave të kuqe

Gazetari Besnik Krasniqi ka analizuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të shkurtit duke vlerësuar se në periudhën e pasbllokimit institucional PDK-ja është treguar më konstruktive, LDK-ja më bllokuese, ndërsa Vetëvendosja ka mbetur në mes të këtyre dy qëndrimeve.

“Prej zgjedhjeve të shkurtit e deri sot, PDK-ja u tregua parti më konstruktive, LDK-ja totalisht bllokuese, e Vetëvendosja ishte në mes,” ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, PDK-ja ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend duke iu përgjigjur ftesës së Albin Kurtit për bisedime duke votuar për kryeparlamentarin dhe duke shprehur hapur gatishmëri për formimin e një qeverie edhe pa Vetëvendosjen.

Nga ana tjetër, ai thekson se LDK-ja ka mbajtur qëndrimin më bllokues, pasi refuzoi të votojë për çdo kandidat për kryeparlamentar dhe nuk pranoi as të bëhej pjesë e një qeverie pa Vetëvendosjen.

“Vetëvendosja është në mes sepse asaj nuk mund t’i faturohet faj për mosformimin e Qeverisë, por mëkati i saj fillon te vija e kuqe ndaj PDK-së, me ç’rast e mbyti garën për partner koalicioni,” ka përfunduar Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP