Krasniqi: Frika e Kurtit nga Prokuroria u zbulua përmes deklaratave të tij
Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në prokurori. Sipas Krasniqit, qëndrimet e fundit të Kurtit nuk tregojnë arrogancë, por frikë nga organet e drejtësisë.
“Fillimisht mendova se ishte një qëndrim arrogant, por tash jam i bindur se është shprehje e frikës. Deklaratat e tij, ku tha se prokuroria është më hierarkike se FSK-ja dhe se synojnë ta bëjnë lajm ndërkombëtar, tregojnë këtë qartë,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se nuk është në dijeni nëse ka bazë për këtë frikë, por theksoi se deklaratat e Kurtit shprehin një pasiguri të dukshme ndaj prokurorisë. /Kosova.info/
