Krasniqi: Është pranuar kërkesa e PDK-së për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë

 Ka mbaruar mbledhja e Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Deputetët janë duke u kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kanë kërkuar evidentimin e saktë të dorëheqjes së kabinetit qeveritar, duke përfshirë edhe ministrat përveç kryeministrit.

“Kërkesa dhe rekomandimi i përfaqësuesit të PDK-së, deputetit Përparim Gruda, është pranuar, që të evidentohet saktësisht në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat e bashkë me ta edhe kryeministri, kanë dhënë dorëheqje individualisht, duke marrë shembull edhe nga praktika e mëhershme gjyqësore, po ua kujtoj rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska”, ka thënë ai, pas mbarimit të mbledhjes së komisionit për mandatetet e deputetëve.

“Dorëheqja është evidentuar, saktësisht, individualisht në proces verbalin e takimit”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka thënë se janë në gjendje gatishmërie për zgjedhje të reja.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Kam propozuar datën, 15 qershori për mua ende vazhdon me qenë i përshtatshëm, bën edhe me 22”, ka thënë kreu i PDK-së.


Go to TOP