Krasniqi e LDK-së për Marrëveshjet Ndërkombëtare: Jemi parti shtetndërtuese, nuk kushtëzojmë asgjë në interes të Kosovës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklarimit të PDK-së, se kjo parti do i votoj Marrëveshjet Ndërkombëtare, kur ato të vijnë në Kuvendin e Kosovës për votim.

Kasniqi thotë se subjekti i saj është shtetndërtues dhe se si deputetë të LDK-së, i kanë votuar gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

Ajo deklaron se LDK-ja nuk i kushtëzon me asgjë marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.

Postimi i saj:

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e shtetndërtimit.N e si deputetë të Kuvendit, i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

Ne nuk kushtëzojmë asgjë që është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Të gatshëm gjithmonë. /Kosova.info/

Go to TOP