Krasniqi: Çdo ditë vij në Kuvend me shpresën se do të kemi emrin e ri për kryetar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se çdo ditë shkon në Kuvend me shpresën për zhbllokim të situatës.
“Çdo ditë vij me shpresën se do të kemi emrin e ri për kryetar”, ka theksuar shkurt Krasniqi, para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive.
