Kraki kritikon sloganin e LDK-së

Profesori dhe analisti Nezir Kraki ka ofruar një sqarim publik lidhur me sloganin dhe stilin e fushatës së LDK-së.

Ai ka vërejtur se përdorimi i sloganit “LUMIR2025” në formë të pashquar dhe huazimi i stilit amerikan, ndonëse kreativ, nuk përputhen me rregullat e shqipes dhe kontekstin lokal.

Sipas tij, trajta e shquar “LUMIRI2025” do të ishte më e përshtatshme për të identifikuar kandidatin dhe për të ruajtur pastërtinë gjuhësore.

Kraki gjithashtu sugjeron përdorimin e pikës së çuditjes në baselinën e sloganit “Bëhu ndryshimi!” për një efekt më të fortë komunikativ. /Kosova.info/


Go to TOP