KQZ mban mbledhje, do të diskutohet për procesin e votimit me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës sot, duke filluar nga ora 18:00, ku në rend dite janë çështje që lidhen me votimin me postë.

Sipas komunikatës për media nga KQZ, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen:

Opsionet dhe afatet e veprimeve për votimin me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025;

– Dokumenti i kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës;

– Kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.

Në komunikatë theksohet se në mbledhjen e sotme është planifikuar vetëm ndryshimi i datës për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Data e re do të vendoset gjatë mbledhjes.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.


Go to TOP