Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Kosova dhe Afrika nënshkruajnë marrëveshje historike ekonomike dhe diplomatike

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka prit një delegacion të Odës Tregtare Afrikë Ballkan, ku edhe është nënshkruar edhe memorandumi historik.

Kryetari Shahini, ka njoftuar mysafirët lidhur me aktivitetet dhe synimet e AKB-së.

Ai i ka bërë thirrje investitorëve nga Afrika që të vijnë e investojnë në Kosovë, sepse Kosova është një vend që ofron kushte shumë të mira për investime.

“Ne kemi gatishmëri të bashkëpunojmë dhe jemi të interesuar për thellimin e bashkëpunimit”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së theksoi se ky është një hapë i vogël drejt bashkëpunimit të madh që do tëpasoi.

“Po nënshkruajmë marrëveshje historike, ku disa shtete nga Afrika ende se kanë njohur Kosovën dhe duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Nga sot jemi partner”, tha Shahini.

Ai më tej shtoi se memorandumi që po nënshkruajmë është një mundësi e mirë e investimeve, bashkë investimeve dhe bashkëpunimit.

Agim Shahini, tregoi se në Afrikë do të ndërtohet një qendër kulturore për shkrimtarin Dritro Agollin.

Nga ana tjetër Emanuel Assako, kryetar i Odës Tregtare Afrikë- Ballkan, tha se është një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Afrikës-Ballkanit e Kosovës e cila do të ketë suksese ndër breza.

“Jam i bindur se Ballkani do të jetë fuqi e zhvillimitekonomik. Afrika ka nevojë për bashkëpunim”, tha Assako.

Sipas tij nënshkrimi i memorandumit historik Kosovë- Afrikë-Ballkan mes AKB -së me Odën Tregtare të Kamerunit ka për qëllim bashkëpunimin dheshitjen e produkteve vendore në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023.

Kujtim Dervishi, kryetar iShoqatës sëRestoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë, tha se iniciativa ekryesuesit të delegacionit nga Afrika ka rëndësi të madhe për ekonominë tonë sidomos turizmin.

Ai tregoi se është në Prishtinë me ftesë të AKB-së në nënshkrimin e marrëveshjes e cila do të bëhet së shpejti edhe me Shoqatëne Restoranteve e Bujtinave në Shqipërisë për fushën e turizmit.

Kryetari i Dhomës Tregtisë rajonale të Afrikës perëndimoreSeckMansour së Tregtisë në Kamerun,tha se nga sot do të mobilizojnë gjithë Afrikën për të investuar në Kosovë.

Suad Berisha, nënkryetar i AKB-së e ka quajtur marrëveshjen historike, pasi që deri tash nuk ka pas bashkëpunim me Afrikën. /Kosova.info/

Go to TOP