Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës
Sot u konstituua Këshilli Drejtues i Aleancës duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.
Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.
Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm për zhvillimin dhe fuqizimin e Aleancës.
“Në vazhdim të procesit të konsolidimit, u njoftua se Këshillit Drejtues së shpejti do t’i propozohet edhe Kryesia e re e Aleancës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
