Miratohet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka miratuar shpalljen e konkursit publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Bordit, ku pro shpalljes së konkursit kanë votuar 9 anëtarë.

Sipas vendimit, procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm do të zhvillohet përmes konkursit publik, në përputhje me procedurat dhe rregulloret e brendshme të RTK-së.

Konkursi pritet të hapet në ditët në vijim, ndërsa RTK do të publikojë kushtet dhe afatet për aplikim.

Go to TOP