Tahiri falënderon votuesit e LDK-së: Nuk jam këtu për një mandat, por për një ideal
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 25, Xhafer Tahiri, ka falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Përmes një reagimi publik, Tahiri shprehu mirënjohjen për çdo votë dhe përkrahje të dhënë duke theksuar se angazhimi i tij politik nuk lidhet me një mandat, por me idealet që përfaqëson.
“Faleminderit secilit votues të LDK-së, faleminderit për çdo votë e çdo mbështetje të sinqertë. LDK-në kam dëshmuar se e dua njësoj në fitore e në humbje. Nuk jam këtu për një mandat, por për një ideal të sinqertë që beson te drejtësia dhe dinjiteti njerëzor e politik”, ka shkruar Tahiri.
Ai theksoi se drejtësia mbetet misioni i tij jetësor, ndërsa shtoi se angazhimi i tij politik do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Prandaj, me zemër, falënderoj secilin që besoi dhe votoi. Drejtësia është misioni im jetësor, rruga jonë vazhdon”, u shpreh Tahiri. /Kosova.info/
