Konjufca në Obiliq: Obiliqi komunë strategjike

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është pritur sot nga banorët e Obiliqit, në hollin e shkollës “Ibrahim Rugova”.

Konjufca para qytetarëve të Obiliqit  tha se komuna e Obiliqit është komunë strategjike dhe pa Obiliq nuk ka Kosovë.

“Obiliqi e din një të vërtetë që ju shumë keni hequr, ju jetoni me një komunë të cilën e quaj komunë strategjike se pa Obiliq nuk mundet Kosova. Pa Obiliq nuk ka Kosovë. Çka ka përfitu Obiliqi prej krejt asaj që çka ka dhënë nuk krahasohet, ju njëzet i keni dhënë e një nuk e di a e keni marrë e prej Vetëvendosjes ka me qenë që njëzet keni me i dhënë njëzet keni me i marrë”, ka thënë Konjufca para qytetarëve të Obiliqit.


Go to TOP