Konjufca i çon deputetët në pushim deri në orën 13:00

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas një takimi me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”.

“Atëherë të nderuar deputetë, konsideroj që është e nevojshme ta marrim një pushim deri në orën 13:00 dhe pastaj kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit i mblodhi në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale.

Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga Qeveria.

Deri në dyert e Kuvendit veteranët po protestojnë të frustruar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeverisë.

Go to TOP