Kongresmeni amerikan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Alush Gashi nga LDK, njëherësh drejtor i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë ka zhvilluar një takim me Kongresmenin Dutch Ruppersberger. Takimi u fokusua në vazhdimin e kontributit të Kosovës për paqe në rajon; progresin demokratik të Kosovës, dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Kongresmeni Ruppersberger, i cili është anëtar i Nënkomitet të Kongresit për Mbrojtje (House Subbommittee on Defense) është mbështetës i idesë që ShBA të ketë bazë të përhershme ushtarake në Kosovë, dhe njëkohësisht përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Konstruktiviteti i bashkëpunimit me aleatët strategjik është esencial për zhvillimin e Kosovës”, theksoi Gashi. /Kosova.info/

