“Jam penduar që i kam dhënë shansin”, rrëfehet Kiara Tito

Kiara Tito ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku si rrallëherë foli për jetën e saj private. Në emision u diskutua tema “Ti biesh pishmanit” dhe moderatori Ervin Kurti e pyeti nëse është penduar për ndonjë lidhje dashurie.

Kiara tha po, por shtoi “nuk është ai që mendon ti”, duke iu referuar romancës së përfolur me Butrint Imerin.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ervin Kurti: Shumica e gocave pendohen për lidhjet e dashurisë që kanë pasur. Ka ndodhur kjo gjë me ty?

Kiara Tito: Po.

Ervin Kurti: Kush është ky?

Kiara Tito: Nuk është ai që mendon ti.

Ervin Kurti: E njohim neve?

Kiara Tito: Jo. Njeriu ka njohur njerëz të ndryshëm në jetë, nuk është e thënë që me të gjithë të ketë patur një marrëdhënie, por jam penduar që i kam dhënë shansin disa njerëzve.

Ervin Kurti: A ke gënjyer për të fshehur një lidhje dashurie?

Kiara Tito: Po, prindërit.

Go to TOP