Gashi krijon institutin për marrëdhënie me jashtë

Anëtari i LDK dhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Rugova, Prof. Dr. Alush Gashi, ka vendosur të rikthehet në fushën e diplomacisë.

Ai ka themeluar Institutin për marrëdhënie me Jashtë. Këtë e ka bënë të ditur përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

“Pas shumë dekadash punë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, kontributin tim do të vazhdoj ta jap si themelues dhe drejtor i bordit të Institutit për Marrëdhënie me Jashtë”.

Në takimin e parë me diplomatë shkëmbyen mendime se si Kosova mund të zhbllokojë anëtarësimin e saj në nivel shumëpalësh dhe njohje diplomatike.

“Kjo mund të bëhet me një strategji dhe koordinim të zgjuar me aleatët”, shkruan ai. /Kosova.info/

Go to TOP