Konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Prizren
Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme në Prizren, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 euro, 380 CHF, 272 € para metalike 7 telefona, një pistoletë 90 fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se ngjarja ka ndodhur në Prizren në vitet 2021-2022 ku janë intervistuar shtatë të dyshuar.
“Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 €, 380 CHF, 272 € para metalike 7, një pistoletë 90 fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
