Konferenca për Ukrainën në Kanada, Gërvalla shtrëngon duart me Kryeministrin Trudeau

Kryediplomatja Donika Gërvalla po ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për delegacionet pjesëmarrëse në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën në Montreal të Kanadasë.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ngjarje ku shihet edhe duke shtrënguar duart me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar ajo.

Kjo pritje ishte organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, tha Gërvalla.

Go to TOP