Komuna e Zveçanit dhe e Drenasit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë arritur Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy komunave.

Peci, ka njoftuar se qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e Komunës së Drenasit, për nevojat e Komunës së Zveçanit.

Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit, si ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të përgjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Peci i ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë ndër komunal dhe përkrahje nga ana e Lladrovcit.

Go to TOP