Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetje për nënat lehona

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se për herë të dytë ka vendosur të mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat. Sipas tij, kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.

“100 euro për lindjen e parë, për lindjen e dytë 200 euro, lindjen e tretë 300 euro, lindja e katërt me nga 400 euro, për lindjen e pestë 500 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

“Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni.

Doruntina Hasani, drejtoreshë për Shëndetësi e Mirëqenies Sociale, thotë se ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.

“Kemi vendosur të subvencionojmë me nga 100 euro çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri më 31 dhjetor”, tha Hasani, thuhet tutje në njoftim.

Drejtoresha bën thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona, banore të komunës së Gjilanit. /Kosova.info/

Go to TOP