Kommersant: Moska dëshiron sa më shumë politikan pro rus në qeverin e Serbisë
Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, presioni ndaj Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë papritmas u rrit dhe për herë të parë gjatë krizës ukrainase pakënaqësi shfaqi edhe Moska, shkruan e përditshmja e Moskës Kommersant.
Në një artikull të titulluar “Serbia po sulmohet nga të gjitha anët – edhe Perëndimi edhe Rusia janë të pakënaqur me Beogradin”, gazeta shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u gjend në mes të zjarrit diplomatik mes dy palëve, do të ndërmarrë hapa, drejt Perëndimit, por vwshtirw se do tia kthejw shpinwn Rusisw.
Presioni ndaj Beogradit drejtohet nga Gjermania, e cila konsiderohet si partneri kryesor i Serbisë në BE, shkruan e përditshmja, duke shtuar se presidenti gjerman Ëalter Steinmeier në mesazhin e tij urimi drejtuar Vuçiqit javën e kaluar ka thënë se koordinimi i politikës së jashtme serbe me BE-në, veçanërisht ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet vendimtare, janë të një rëndësie vendimtare.
Kommersant shkruan sot se janë realizuar parashikimet e ekspertëve se presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj Serbisë do të rritet pas zgjedhjeve.
“Që nga fillimi i krizës aktuale në Ukrainë, Perëndimi vlerësoi se është anormale që Serbia të mbetet e vetmja anëtare dhe kandidate për BE që nuk iu bashkua sanksioneve. Beogradi mori një vonesë të heshtur vetëm deri në zgjedhjet e 3 prillit. Për më tepër, Perëndimi nuk ishte i kënaqur me faktin se Serbia ka mbështetur tri herë rezoluta anti-ruse në OKB në periudhën e kaluar, duke përfshirë edhe atë të fundit që pezulloi anëtarësimin e Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut”, thekson Kommersant.
Gazeta shkruan se “një moment i ri dhe shumë i pakëndshëm për Vuçiqin, i cili po tenton të ulet në dy karrige”, ka qenë se edhe Moska ka shprehur pakënaqësi për qëndrimin e tij.
Gazeta citon zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharov, të ketë thënë se Moska nuk i kupton përfaqësuesit e vendeve që përpiqen për një politikë të pavarur dhe të ekuilibruar, të cilat thonë se janë nën presion të paparë nga vendet perëndimore dhe për këtë arsye bëjnë kompromis.
“Ne nuk e kuptojmë këtë. E dimë se ka presion. Por, nëse bëhet fjalë për ata që pretendojnë se janë miqtë tanë, është e pamundur të kuptohet,” citon Kommersant Zaharovën.
Vuçiq mund të tregojë “qëndrim miqësor ndaj Rusisë” së shpejti, edhe nëse ai ende nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore, si dhe të kujtojë dëshirën e presidentit Vladimir Putin – të përfshijë më shumë politikanë në qeverinë serbe që janë të orientuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë. shkruan gazeta.
E përditshmja shkruan se partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit është Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit, e cila konsiderohet “një nga politikanët kryesorë prorusë” në Serbi.
Por, gazeta thekson deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, se nuk ka marrëveshje që Daçiq të jetë kryeministër./KI
