Komiteti për Komunitete i Ferizajt viziton qendrën sociale në Dubravë

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Komiteti për Komunitete ka vizituar qendrën sociale në Dubravë.

Në njoftim thuhet se Komiteti për Komunitete, i kryesuar nga Osmani Emini, bashkë me anëtarët e tjerë, ka mbajtur mbledhjen e radhës të këtij komiteti.

“Ky komitet nga afër ka vizituar qendrën në fshatin Dubravë, me ç’rast janë njoftuar se kjo qendër funksion me katër fusha: fusha e edukimit, e shëndetësisë, mirëqenies sociale si dhe fusha kulturore multietnike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theks i veçante në këtë takim i është kushtuar braktisjes së shkollës nga komuniteti.

“Anëtarët e këtij komiteti kanë thënë se këto shqetësime do të barten tek institucionet në mënyrë që t’u dilet në ndihmë komuniteteve në komunën e Ferizajt”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP