Kolona në Merdar si pasojë e mbylljes së pikave kufitare në veri
Po presin në rend që nga orët e hershme të mëngjesit.
Pritjet që po zgjasin me orë të tëra, këtu në pikën kufitare në Merdar, kanë një arsye.
Madje sipas shoferëve, që përmes kësaj pike hynë në territorin e Kosovës, të enjten pritjet zgjatën edhe deri në shtatë orë.
Të njëjtën e pohon edhe një qytetar tjetër.
E një shofer serb, përveç që priti gjatë, nuk iu lejua as hyrja në Kosovë.
Mirëpo në të dhënat që Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar, thuhet që pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 5 minuta.
Pikat kufitare veriore po vazhdojnë të jenë te bllokuara për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur të shtunën mbrëma.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F3281569862097652%2F&show_text=false&width=560&t=0
