Koci: Ramazani nuk është justifikim për dembelizëm, puna me hak është ibadet

Avokati Arianit Koci ka dhënë një mesazh të qartë për besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duke theksuar se agjërimi nuk duhet të përdoret si arsyetim për dembelizëm apo papërgjegjësi në punë.

“Nuk është hallall me agjëru e mos me kry punët si duhet. Me flejt gjithë ditën e me quajt veten të devotshëm – Zoti nuk e ban hallall,” ka shkruar Koci në një postim në Facebook.

Ai ka potencuar se puna e ndershme është një formë adhurimi dhe se agjërimi nuk ka vlerë të plotë nëse shoqërohet me papërgjegjësi dhe mungesë të etikës në përmbushjen e detyrave.

“Puna me hak është ibadet. Prandaj, nuk mjafton me u përmbajt nga buka e uji, nëse nuk je i ndershëm dhe nuk i kryen obligimet e punës,” ka theksuar Koci.

Në fund, ai ka apeluar për durim dhe qetësi, veçanërisht para iftarit duke kujtuar se muaji i Ramazanit kërkon paqe dhe dashuri në çdo aspekt të jetës. /Kosova.info/


Go to TOP