Koci i pakënaqur me numrin e protestuesve: Më shumë ka gazetar e njerëz që e presin autobusin se protestues

Avokati Arianit Koci nuk është shprehur i kënaqur me numrin e protestuese që sot kanë dal për të protestuar kundër paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se kjo është katastrofë.

“Siç po shihet më shumë paska gazetarë e individë që po presin autobusin në anën tjetër, se sa ne protestues. Kjo është katastrofë për të gjithë neve. Ata që me kanë kritikuar nuk po i shoh asnjë në protestë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se në protestën e radhës do të jetë në ballë të saj.

“Në protestat e radhës unë do të jem në ballë, se kemi edhe për shumë çështje me protestu dhe i ftoj qytetarët që të na bashkëngjiten edhe më shumë”, ka thënë Koci.

Go to TOP