Koalicioni për Familjen premton vende të reja pune me paga konkurruese

Koalicioni për familjen ka premtuar investime në teknologji dhe mbështetje në inovacion, krijimin e vendeve të reja të punës me paga konkurruese e grante për inovacion e kërkim.

“Ecim në hap me kohën. Do të investojmë në teknologji, do të mbështesim inovacionin dhe do të krijojmë vende pune, që fuqizojnë familjet dhe brezat e rinj. Themelimi i Luginës së Teknologjisë, infastruktura teknologjike dhe arsimore, krijimi i vendeve të reja të punës me pagë konkurruese, grante dhe projekte për inovacion dhe kërkim”, janë premtimet e këtij koalicioni që po garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP