Kjo kompani gjermane po largon mijëra puntorë

Bëhet e ditur se “Koncerni industrial Thyssenkrupp” po përballet me vështirësi të mëdha në sektorin e prodhimit të çelikut. Për këtë arsye, koncerni planifikon shkurtime masive të vendeve të punës.

Referuar planeve, pritet shkurtimi i rreth 5000 vendeve të punës deri në vitin 2030.

Ndërsa 6000 vende të tjera pune duhet të transferohen te ofruesit e jashtëm të shërbimeve ose do të reduktohen përmes shitjes së bizneseve, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë se deri në vitin 2030 kjo kompani parashikon të shkurtojë në Gjermani plot 11.000 vende pune.

Go to TOP